Kaloni te përmbajtja

ÇFARË BESOJMË

Besimi ynë

Si pjesë e Familjes në Mision, dëshirojmë të jetojmë dhe të shpallim atë që besojmë me besnikëri ndaj Shkrimit dhe dashuri për Shqipërinë. Besimi ynë nuk është thjesht teori; ai është historia e një Perëndie që flet, krijon, shpengon dhe e mbledh popullin e Tij në Kishë për ta dërguar përsëri në botë.

Bibla

Bibla është mesazhi, Fjala e Perëndisë për njerëzimin. Si e tillë, ajo është e pagabueshme dhe është komunikuar përmes njerëzve nën frymëzimin e Perëndisë. Prandaj, ajo përmban gjithçka që kemi nevojë të dimë për shpëtimin dhe për të jetuar si besimtarë.

Perëndia

Ne besojmë se Perëndia është sovran dhe Krijues i gjithçkaje. Ai është NJË QENIE në TRE PERSONA: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Perëndia është personal, i shenjtë, i drejtë dhe i dashur, dhe dëshiron një marrëdhënie dashurie të përjetshme me çdo krijesë përmes një plani shpëtimi. Ky plan u hartua nga Ati, u realizua nga Biri (Krishti) dhe zbatohet tek ne nga Shpirti i Shenjtë.

Kisha

Ne besojmë në prioritetin e Kishës, e cila është e thirrur jashtë dhe e ndarë veç nga bota për të reflektuar perëndishmëri. Ajo i përgjigjet zbulesës së Perëndisë me besim të plotë, bindje dhe adhurim, lutje dhe lavdërim, nënshtrim ndaj vullnetit të Tij dhe shërbim. Kjo është bashkësia e të zgjedhurve të Perëndisë, e të thirrurve, e të shpëtuarve, e shenjtëve dhe e njerëzve të Zotit. Këta janë fëmijët e Perëndisë që përbëjnë një familje dhe identifikohen me një trup që ka si krye Krishtin. Kisha quhet edhe Nusja e Krishtit. Shenjat, ritet apo simbolet e Kishës janë: hyrja në këtë familje dhe identifikimi me të me anë të pagëzimit (i cili është identifikimi publik me vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit); si dhe vazhdimësia e bashkëshoqërisë me Krishtin dhe besimtarët e tjerë, e simbolizuar nëpërmjet Darkës së Zotit.